Skip to content

ORL - Otorinolaringologjia

Njësia Operative e Otorinolaringologjisë është në gjendje t’i ofrojë Pacientit një trajtim të plotë shëndetësor që përfshin diagnostikimin, trajtimin terapeutik dhe kirurgjikal, hospitalizimin për sa ditë është e nevojshme si dhe ndjekjen post-operatore. Falë një stafi mjekësor të specializuar që prej disa dekadash ajo merret me patologji të zonës së kokës dhe qafës, me konkretisht në kurimin e patologjive tumorale të këtyre zonave, por edhe në kirurgjinë mini invazive endoskopike nazosinuzale për kurimin e sinuziteve dhe të vështirësive në frymëmarrje, në kirurgjinë e veshit, në kirurgjinë e laringut, në kirurgjinë estetike të hundës dhe veshit, në kirurgjinë e gjëndrave të pështymës dhe tiroides.

Teknikat e përdorura nga kirurgët tanë janë në shkallë të lartë, falë edhe kualifikimit të vazhduar të mjekëve, të cilët marrin vazhdimisht pjesë si dëgjues dhe si interpretor në kurse dhe kongrese ndërkombëtare.

Pjesë e ekipit mjekësor janë profesionist të specializuar në fushën e ORL-së, si: Prim. Dr. Renato Janušić (nga Kroacia) dhe Dr.Spec. Zgjim Limani

Për një shërbim më të kompletuar, për rastet më komplekse, stafi i mjekëve ORL bashkëpunon ngushtë edhe me kolegë të tjerë të shquar të specialiteteve të ndryshme, kjo me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbim sa më optimal dhe rezultativ për pacientët tanë. Vlen për tu theksuar edhe fakti që për ndërhyrjet kirurgjikale anestezia aplikohet nga mjekë anestezistë me një eksperiencë të gjerë dhe të specializuar për të asistuar në ndërhyrjes e kirurgjisë.

Çka është Otorinolaringologjia – ORL

Otorinolaringologjia ose shkurt ORL është degë e mjekësisë e cila varet shumë nga zhvillimi dhe përparimi i shkencës dhe teknologjisë , mjeteve teknike ndihmëse, për të bërë të mundshëm ekzaminimin me sukses të brendësisë së veshit, fytit, hundës dhe gypit tracheobronhial. Këto organe janë specifike për nga vendndodhja anatomike në trupin e njeriut dhe kërkojnë dritë të fokusuar për tu hulumtuar.

Sëmundjet më të shpeshta të veshit, hundës dhe fytit në popullatën tonë janë: sëmundjet inflamatore (veshja e jashtme dhe e mesme, mukozën e hundës dhe sinuset, gjymtyrë, fyt, laring), të cilat mund të jenë infektive ose alergjike, , buzzing në veshët tringëllimë në veshët), vertigo (Vertigo), dridhura (surditas), polyps, tumoret, etj.

Nëse ka ankesa me vesh, fyt ose hundë në pacient, është e nevojshme të raportohet tek specialist i otorinolaringologjisë.

Simptomat përfshijnë dhimbje veshi, dëmtime të dëgjimit, sekrecion urinar, marramendje, gumëzhimë ose teshtimë në vesh. Problemet që lidhen me hundën janë vështirësia e frymëmarrjes, sekrecionet e hundës, kruajtja e hundës, erëza e dobësuar, vjellja, gjakderdhja e hundës, etj. Problemet e dhimbjes përfshijnë dhimbje të fytit, djegie, dhimbje ose vështirësi gëlltitje, kollitje, reaksion, ndryshime ose mukozë etj.

Një ekzaminim i otorinolaringologistëve është pa dhimbje dhe zgjat mes 20 dhe 30 minuta. Ai përbëhet nga anamneza – një diskutim me pacientin rreth problemeve për të cilat ai u shfaq për shqyrtim dhe vetë ekzaminimin, i cili është sistematik dhe kryhet në një mënyrë të caktuar.

Shërbimet tjera të Otorinolaringologjisë Nën udhëheqjen e Dr.Spec.Zgjim Limani

  • Operimi i gjëndrës tiroide
  • Intervenimet tjera kirurgjike
  • Septoplastika
  • Konkotomia me ose pa septoplastike
  • Trepanacioni i sinusit maxillar
  • Intervenimet ne sinuset maxillare permes endoskopise (FESS)
  • Intervenimet ne sinuset ethmoidale permes endoskopise (FESS)
  • Intervenimet ne kavumin e hundes permes endoskopise (heqja e polipeve dhe tumoreve te hundes) (FESS)
  • Trepanacioni i sinuist frontal
  • Heqja e tumoreve të lëkurës në regjionin e kokës dhe qafës pa flap
  • Heqja e tumorëve të lëkurës në regjionin e kokës dhe qafës me flap lokal
  • Rhinoplastika
  • Otoplastika
  • Tonsillectomia
  • Heqja e tumorëve nga gjuha dhe buzët
  • Ekstirpimi (biopsia) e nyjes limfatike nga regjioni i qafës
  • Videolaringoskopia
  • Direktoskopia/ezofagoskopia
  • Direktoskopia/ezofagoskopia me biopsi
  • Laringomikroskopia LMS
  • Laringektomia totale
  • Laringektomia parciale
  • Laringektomia me disekcion selektiv apo radikal
  • Disekcioni selektiv i qafës
  • Disekcioni radikal I qafës
  • Tireoidectomia (lobektomia)
  • Tireoidectomia totale
  • Tireoidectomia me disekcion paratrakeal të qafës
  • Tireoidectomia me disekcion paratrakeal dhe lateral të qafës
  • Resekcionet kompozite të tumorëve të zgavrës së gojës (COMANDO) me rekonstrukcion me pectoralis major flap
  • Rekonstrukcionet e defekteve në qafë dhe fytyrë me Pectoralis Major flap
  • Trakeotomia kirurgjike
  • Parotidectomia superficiale
  • Parotidectomia totale
  • Parotidectomia me disekcion të qafës
  • Ekstirpimi I cistave kongjenitale te qafes (laterale ose mediale) (Sistrunck surgery)
Teknologji e Avansuar
Staf Mjekësor Profesional
Infrastruktura Moderne
Cilësi dhe Siguri

OPERIMI I GJËNDRËS TIROIDE

Operimi i Gjëndrës Tiroide

Operacioni është i llojit minimal invaziv, pa gjakderdhje të gjëndrës tiroide, me një prerje të vogël rreth 3 cm në pjesën e poshtme të qafës. Operacioni kryhet me teknologjinë e fundit, që si rrjedhim ka shërim shumë të shpejtë të pacientit, gjë që të nesermën pacienti lëshohet nga klinika.

Plaga mbyllet me materiale të posaqëm, kështu që nuk ka heqje të penjëve dhe pas disa ditësh pacienti vazhdon me jetë normale.

E rëndësisë së veçantë për të ditur është edhe pjesa e nervai që i nervojnë telat e zërit, ku stafi operativ i kushtojnë një vëmendje të posaqme, kështu që funksioni i tyre si gjatë operacionit edhe pas tij, verifikohet me pajisjen NIM (Neuro Monitoring).

Kujdes të njejtë i kushtohet edhe gjëndrës para tiroide e cila identifikohet me kujdes, ruhet qarkullimi i saj i gjakut, që mundësohet përmes llupes operative, e cila përdoret tek çdo operim. Puna e gjëndrës para tiroide menjëherë pas operacionit vlerësohet me test direkt nga serumi (iPTU), që të sigurohemi në punën e saj.

 

 

Në çmim të operacionit hyjnë këto shpenzime:

  • Përgatitja komplet para operative
  • Të gjitha analizat që janë të nevojshme
  • Analiza Patohistologjike
  • Komplet operacioni
  • Qëndrimi para dhe pas opeartiv në Klinikën Amerikane
  • Konsulenca
 

 

Karakteristikat e shërimit!

Qasja individuale: Është për secilin pacient dhe llojin e sëmundjes së tij, me ç’rast planifikohet në mënyre shumë të kujdesshëm lloji i operacionit dhe kohëzgjatja.

Kohëzgjatja e operacionit: Nuk është e limituar. Operacioni zgjatë po aq sa është e nevojshme që në mënyrë precize dhe të themelt të arrihet operacioni që është planifikuar paraprakisht.

Programi operativ: Është i përshtatur karakteristikave të lartpërmendura dhe planifikohet që kohëzgjatja në sallë të jetë trefishi i kohës të nevojshme për operim, me të vetmen arsye që mos të kemi nevojë të punojmë nën presionin e kohës, si pasojë të kemi gabime apo komplikme të operacionit.

Operacioni kryhet me teknologjinë më të fundit, të përshtatur për të gjitha kërkesat para operative që lidhen me një operacion invaziv minimal, pa gjakderdhje, ku çdo detal me i vogël në fushën operative identifikohet në mënyrë të detajuar dhe të kjartë. Gjithashtu, përdoret neromonitoringu intraoperativ për kontrollën e nervit të telave të zërit, përdorim preparate të posaqme për mbylljen e plagës, që si rrjedhojë ka që rezultati I prerjes së lëkurës në qafë të jetë minimalisht i dukëshëm, apo mos të vërehet pothuajse fare.

Në ekipin operetiv janë inkorporuar gjashtë persona medicinal me specializim të lartë, ku përpos Kirurgut merr pjesë: Anesteziologu, Anestetisti, Asistenti dhe dy instrumentare. E tërë ekipa është e motivuar maksimalisht që cdo operacion të rrjedhë në mënyrë të përsosur dhe pa asnjë komplikim dhe që cdo pacient të jetë i kënaqur me rezultatin përfundimtar.

Pas përfundimit të operimit, pacienti do të ketë mundësinë që të gjejë përkrahje dhe konsultim me ekipin për çdo shqetësim, informatë apo nevojë shtesë.

Rezultati: Nga operacioni i cili kryhet nëpërmjet këtij ekipi, komplikimet pothuajse nuk shfaqen fare, pasi që procedura e intervenimit kryhet me përpikëmëri të lartë, kurse suksesi në trajtimin e gjëndrës teroide si dhe karcinomi i saj është pothuajse 100% (deri me sot nuk kemi hasur në asnjë recidiv – ri operim).

#yourfriendlyhospital

Dr.Renato Janusic tregon rreth opërimit të gjëndrës parotide me metodën më të avancuar dhe pa gjakderdhje, dhe duke qenë në gjendje të mirë shëndetësore pacientja menjëherë në ditën e neserme.

Play Video

Stafi i ORL në

Klinikën Amerikane “Dr Behar Kusari” përbëhet nga

Play Video
Open chat
1
Scan the code
Faleminderit që keni kontaktuar American Clinic "Dr. Behar Kusari"!

Si mund te ju ndihmojme?