GJINEKOLOGJIA DHE OBSTETRIKA
Kujdesi gjinekologjik përfshinë jo vetëm kontrollat rutinore vjetore, por edhe parashikimin dhe planifikimin për nevojat tuaja shëndetësore për planifikim familjar e veçanërisht në sistemin riprodhues të femrës.
Reparti i gjinekologjisë i paisur me aparaturat më të sofistikuara për ekzaminime gjnekologjike dhe obstetrike.
KIRURGJIA MINIMAL INVAZIVE
Kirurgji moderne nëpërmjet të cilës bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i patologjive dhe sëmundjeve të ndryshme në abdomen.
Ekipi i trajnuar, pasjisjet moderne dhe mirëmbajtja e tyre bënë të mundur realizimin e procedurave
Përparësitë e Kirurgjisë Minimal Invazive në krahasim me kirurgjinë tradicionale
Rikuperim i shpejtë
Pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë laparoskopike përjetojnë qëndrime më të shkurtra në spital dhe kohë më të shpejtë rikuperimi. Trauma e reduktuar në trup do të thotë më pak dhimbje dhe rehati, duke lehtësuar një rikthim më të shpejtë në jetën e përditshme.
Plagë minimale
Një nga përfitimet më të dukshme janë plagët minimale. Prerjet e vogla rezultojnë në plagë të vogla që shpesh mezi janë të dukshme.
Dhimbje e reduktuar
Trauma e minimizuar gjatë operacionit laparoskopik përkthehet në më pak dhimbje dhe rehati pas operacionit. Pacientët zakonisht kërkojnë më pak barna kundër dhimbjes, duke reduktuar rrezikun e varësisë nga opioidet.
Rrezik më i ulët infektimi
Me kirurgjinë laparoskopike, organet e brendshme janë më pak të ekspozuara ndaj mjedisit të jashtëm, duke ulur rrezikun e infeksioneve. Kjo e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për pacientët me sistem imunitar të komprometuar.
Precision i zgjeruar
Kirurgët përfitojnë nga mjetet laparoskopike që ofrojnë saktësi shumë të lartë. Kjo saktësi është veçanërishtë kritike në procedurat komplekse, të tilla si heqjet delikate të organeve ose riparimet e ndërlikuara të indeve.
Më pak humbje gjaku
Procedura minimal invazive zakonisht kërkojnë prerje më të vogla dhe manipulime më të kujdesshme të indeve. Që rezultojnë në humbje më të vogla të gjakut gjatë intervenimit.
Gama e trajtimeve të tjera në Klinikën Amerikane “Dr Behar Kusari”
Trajtimi kirurgjik dhe konservativ i të gjitha çrregullimeve që lidhen me gjinekologjinë, tumoret e sistemit riprodhues të femrës, infeksionet, inkontinenca dhe çrregullimet e hormoneve.
Biopsi të ndryshme që variojnë nga biopsiet e indeve të imta deri në totalin e histerektomisë. Gjinekologjia është një nga pikat kryesore të fokusit tonë në klinikë.
Trajtimi i pacientëve të sëmundjeve inflamatore dhe dhimbje të forta që lidhen me gjinekologjinë
Kirurgjia e bazuar në pacient (abdominoskopi, sterilizimi i tubave, heqja e cisteve ovariane, curettage dhe procedura të tjera të vogla në fushën e gjinekologjisë)
Kirurgji minimale invazive duke përfshirë procedurat me teknologjinë më të fundit
Procedurat diagnostike si: çrregullime gjakderdhjeje ose dhimbje abdominale (ekzaminimi laparoskopik i mitrës dhe zgavrës së barkut)
Tumorët baninje si: polipeve, miomave dhe cista, zakonisht me një operacion minimal invaziv
Embolizimi i miomës
Ekzaminimi laparoskopik i mitrës një procedurë e zakonshme në gjinekologji
Histerescopi diagnostike dhe operative
Histerectomia totale abdominale, vaginale radikale abdominale dhe radikale vaginale
Curettage diagnostike dhe terapeutike (D & C) – një procedurë standarde në gjinekologji
D & C pas abortit – një procedurë standarde në gjinekologji
Conisation (intervenim në heqjen e lezioneve anormale të qafës së mitres)
Ekzaminim abdominal laparoskopik
Sallpingectomia totale unilaterale dhe bilaterale laporaskopike,
Korrigjimi i shenjave
Rezolucion dhe kontrast të lartë të fotografisë
Efiçiencë dhe saktësi të lartë të diagnostifikimit
Mundësinë e matjes intrakraniale gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë
Vizualizimi dhe matja e strukturave hipoekoike si trurit të fetusit etj
Transparencë dinamike në strukturat anatomike
Pamje të pastër të sistmit të imët vascular
Ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të sigurtë dhe të suksesshme, duke ofruar shërbimet cilësore dhe profesionale në fushën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
#yourfriendlyhospital
Dr. Trina Nushi Jahjaga përgjigjet në disa nga pyetjet më të shpeshta rreth infertilitetit!
Dr.Memli Morina tregon rreth lindjes me operacion dhe informatat e nevojshme pasi që kryhet lindja me operacion.
#yourfriendlyhospital
Stafi i departamentit të gjinekologjisë përbëhet
Dr.Ahmet Panxhaj
Dr.Trina Nushi Jahjaga
Dr.Selman Demolli
Ariana Mehmeti
Arbnora Bytyqi
Hikmete Hoti
Sevdije Dervishi
.