Skip to content

NEONATOLOGJIA

Kujdesi neonatal në Klinikën Amerikane “Dr Behar Kusari” ofrohet sipas standardeve ndërkombëtare për foshnjet e posalindura dhe nënat e tyre.
Ky shërbim ka në përbërje të tij:

  • Njësinë e Kujdesit Standart për të porsalindurin normal në lindje, e njohur si Rooming – 24h që nënkupton krijimin e ambientit familjar për fëmijët në shërbim 24h, ku prindërit kanë mundësi të kryejnë vizita dhe konsultime të rregullta me orar të caktuar tek personeli mjekësor si dhe të bëjnë thirrje në çdo kohë sipas kërkesës së prindërve.
  • Njësinë e Terapisë Intenzive për të porsalindurin dhe patologjinë Neonatale, ku trajtohen dhe mbahen nën kujdesje të porsalindurit që mund të manifestohen problematika pas lindjes;
  • Njësinë Outpatient (ku trajtohen foshnja të kthyer gjatë periudhës 28 ditore apo të lindur në Maternitetet tjera).
    Nuk ka rëndësi se kur ju duhet ndihma apo konsulta e mjekut për fëmijën tuaj, nuk keni nevojë të brengoseni për kohën e vizitës, a është vikend apo gjatë natës, sepse në American Clinic “Dr Behar Kusari”, mjekët tanë specialistë të Pediatrisë dhe Neonatologjisë janë në krye të detyrës për përkujdesjen e fëmiut tuaj gjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, për të posa lindurit dhe deri në moshën 28 ditëshe (periudha e neonatusit) si dhe përcjelljen e vazhdueshme të shëndetit të fëmiut tuaj deri në moshën 6 vjeçare.

Pjesë e këtij Shërbimi janë edhe stafi infermieror i përbërë nga personel i kualifikuar dhe të trainuar në vazhdimësi, të cilët ofrojnë shërbim cilësor për të posalindurin dhe mbështetje maksimale për nënat e reja në maternitet.

Njësia intenzive me reanimacion për të posalindurit është e pajisur me aparaturën më modernë si inkubator statik e transportues, CPAP-nazal bifazik për frymëmarrje artificiale, respiratorë statik e të lëvizshëm, të cilat e bëjnë repartin e Neonatologjisë të përkryer për përkujdesje të femiut tuaj të posalindur.
Krahas shërbimit mjekësor profesional ofrohet edhe edukimi i nënave të reja për kujdesin ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së këtij procesi edhe pas daljes nga materniteti.

 

‌#YourFriendlyHospital

Kujdesi Neonatal në Klinikën Amerikane
"Dr Behar Kusari"

#YOURFRIENDLYHOSPITAL

Stafi i Departamentit të Neonatologjisë përbëhet nga:

Play Video
Open chat
1
Scan the code
Faleminderit që keni kontaktuar American Clinic "Dr. Behar Kusari"!

Si mund te ju ndihmojme?