Skip to content

Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” sjell teknologjinë më të avancuar në fushën e fertilitetit, RI Witness, një sistem që garanton siguri dhe saktësi maksimale gjatë procedurave të trajtimit.

Kjo teknologji e fundit përdoret për të monitoruar dhe mbrojtur çdo hap të procesit, duke ju ofruar qetësi psikologjike dhe siguri në çdo hap dhe mundësinë e realizimit të dëshirës për tu bërë prindër si dhe besim për pacientët që ndjekin trajtime për infertilitetin.

Çfarë është RI Witness?

RI Witness është platformë që përdoret nga qendrat më të zhvilluara të infertilitetit në Amerikë, Angli dhe Evropë që mundëson sigurinë dhe saktësinë e procedurave të metodës së avancuar shkencore të trajtimit në fushën e ifertilitit.

RI Witness është një sistem inovativ i bazuar në gjurmimin me radio frekuencë RFID (Radio Frequency Identification), i cili kontrollon dhe regjistron lëvizjen e materialeve riprodhuese – vezëve, spermës dhe embrioneve – në mënyrë automatike dhe në kohë reale.

Ky sistem siguron mbrojtje të avancuar  në kontrollin e procesit në mënyrë transparente dhe ofron qasje 24/7 te pacientet për të qenë të informuar rreth procesit dhe rezultateve.

Përfitimet kryesore për pacientët:

Siguri e shtuar: Monitorimi i vazhdueshëm redukton ndjeshëm rrezikun e identifikimit të gabuar të mostrës, duke garantuar siguri maksimale për pacientët.

Efikasitet i përmirësuar: Sistemi automatizon dhe lehtëson procedurat laboratorike, duke mundësuar trajtime më të shpejta dhe më të fokusuara tek pacientët.

Monitorim dhe transparencë: Çdo hap i trajtimit është i dokumentuar dhe i gjurmueshëm, duke siguruar standardet më të larta të cilësisë dhe transparencës për pacientët dhe stafin mjekësor, ku pacienti ka qasje 24/7 nëpërmjet kartelës që pranon nga laboratori.

Përkushtimi i Klinikës Amerikane për eksperiencë të avancuar mjekësore:

Në Klinikën Amerikane, siguria dhe suksesi i trajtimit tuaj janë prioriteti ynë kryesor. Me implementimin e teknologjisë RI Witness, ne po sjellim një nivel të ri besueshmërie dhe profesionalizmi në trajtimet e ifertilitetit. Çdo hap i udhëtimit tuaj të trajtimit është i mbrojtur dhe i mbikëqyrur për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm.

 

Play Video
Open chat
1
Scan the code
Faleminderit që keni kontaktuar American Clinic "Dr. Behar Kusari"!

Si mund te ju ndihmojme?