Skip to content

Në kuadër të kampanjës gjatë muajit Tetor për ndërgjegjësimin kundër kancerit të Gjirit, sot me datë 03/10/2023, në zyret e Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari” është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari” dhe organizatës Renesansa.
Gjatë takimit ndërmjet drejtorit ekzekutiv të Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari” z. Armend Vokshi dhe drejtoreshës ekzekutive të organizatës Renesansa – znj Violeta Pirana, është theksuar rëndësia e mbështetjës ndaj organizatës e cila ka për mision luftën kundër kancerit të gjirit, dhe mbështetjen ndaj grave që janë të diagnostifikuara me këtë sëmundje.
Duke u nisur nga filoziofia e Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari” për të kontribuar në kauza të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe mundësinë për të ofruar shërbime mjekësore për qytetarët e Kosovës, andaj në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, Klinika Amerikane “Dr Behar Kusari” do të ofroj 50 mamografi FALAS për gratë të cilat do të vijnë përmes Organizatës Renesansa.
Gjatë takimit u theksua rëndësia që ky bashkëpunim të jëtë një pikënisje për projekte të tjera në të ardhmen, projekte të cilat ndikojnë në ndërgjegjësimin kundër Kancerit të Gjirit, dhe rëndësinë e mbështjtjes se grave që janë të diagnostifikuara me këtë sëmundje.

#thinkpink #yourfrindlyhospital #americanclinic #drbeharkusari #renesansa

WhatsApp\_Image\_2023-10-03\_at\_16.05.15\_4160294b.jpg

WhatsApp\_Image\_2023-10-03\_at\_14.11.02\_b5f1f1b3.jpg

Play Video
Open chat
1
Scan the code
Faleminderit që keni kontaktuar American Clinic "Dr. Behar Kusari"!

Si mund te ju ndihmojme?