PËRJETO EKSPERIENCËN E PAHARRUAR PËR MOMENTIN MË TË RËNDËSISHËM TË JETËS!
Të bëheni prind është një rol i madh që ju sjellë gëzim dhe harmoni familjare. Që nga momenti i lajmit të gëzimit, ju si prind filloni përgatitjet për familjen tuaj. Në fillim duheni të kujdeseni për shëndetin tuaj që të siguroheni se gjatë 38 javëve të shtatzanisë fëmiu juaj do të zhvillohet në mënyrë normale dhe të shëndetshme. Në American Clinic “Dr Behar Kusari” së bashku me stafin e trajnuar dhe mjekët specialistë jemi këtu për të ju ndihmuar për këshilla dhe kontrolla 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, që të ju ndihmojmë në udhëtimin tuaj të gëzimit familjar.
Kontrollat rutinore dhe analizat nga laboratoret tona të paisura me teknologjinë e fundit që nga pasqyra e gjakut e deri te analizat më të detajuara gjenetike do të ju mundësojnë një rrugëtim të lehtë dhe të shëndetshëm për Ju dhe fëmijën tuaj. E gjitha që ju mbetët juve si prindër është të përgaditeni për jetën tuaj familjare dhe ta gëzoni çdo ditë me njëri tjetrin.
Lindja Natyrale
Lindja natyrale është një proces natyral i lindjes, dhe secila prej tyre është unike. Hospitalizimi për 24 orë pas lindjes është i nevojshëm për të siguruar një rikuperim të mjaftueshëm për të lejuar kthimin në shtëpi.
Ne, në American Clinic kujdesemi që ju të keni një shtatzëni normale e gjithashtu i inkurajojmë të gjitha nënat për lindje natyrale.
Përparësitë e lindjes normale janë rikuperimi më i shpejtë i nënës dhe sipas disa studimeve të fundit, fëmija juaj do ta zhvillojë më shpejtë sistemin e imunitetit.
Lindja Natyrale pa dhimbje
Është metodë që përdoret me Anestezion Epidural edhe ështe metoda më e mirë për të lehtësuar dhimbjen gjatë lindjes, duke ofruar komoditet të plotë gjatë procesit të lindjes natyrale. Hospitalizimi për 24 orë pas lindjes është i nevojshëm për të siguruar një rikuperim të mjaftueshëm për të lejuar kthimin në shtëpi.
Lindja me Prerje Cezariane
Në rastet kur gjinekologu obstetër, për shkaqe shëndetësore, propozon lindje me prerje cezariane, pa marrë parasysh kohën, ekipet tona të mjekëve specialist të fushave të ndryshme dhe stafi i infermiereve gjithmonë është i gatshëm për ndërhyrje kirurgjike. Blloku operativ kirurgjik është i paisur me teknologjinë e fundit të paisjeve kirurgjike, ndërsa dhomat e mbikqyrjes intenzive janë të paisura që ju të përqendroheni sa më shumë në rikuperimin tuaj.
Lindja Cezariane është lindja e një foshnje nëpërmjet prerjeve të bëra në bark dhe në mitrën e nënës. Mund të bëhen me Anestezion Spinal ku nëna është e zgjuar gjatë gjithë procesit, por nuk ndjenë fare dhimbje. Ndërsa në rastet emergjente përdoret Anestezioni i Përgjithshëm ku pacientja është në gjumë pëgjatë gjithë procesit të lindjes
Procesi i lindjes në Klinikën Amerikane “Dr Behar Kusari” realizohet nga ekipi ynë, por në mundësojmë që procesin e lindjes të e kryeni edhe me gjinekologun që ka përcjellur shtatzëninë tuaj! Mjafton që gjinekolegu që keni kryer vizitat të koordinohet me ekipin e Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari”.
Në të gjitha raste për të gjitha qiftet e reja që pritet të bëhen prindër, mund të caktojnë konsultë më psikologët brenda Klinikës për të u pregaditur më mirë për procesin e lindjes.
Gjithashtu ne rekomandojmë konsultë me anesteziologët brenda Klinikës Amerikane “Dr Behar Kusari” për të mësuar më shumë rreth llojeve të anestezionit që përdoren brenda Klinikës.
Jemi këtu me ju për procesin më të rëndësishëm në jetë!
Jemi dëshmuar si Klinika më e besuar në rajon për të kryer procesin e lindjes!
Për pyetje apo nevojë për sqarime shtesë telefon në numrin pa pagesë 0800 56789 ose email [email protected]
#YourFriendlyHospital
Përjeto
eksperiencën
komoditetin
rehatinë
kujdesin profesional
në Klinikën Amerikane "Dr Behar Kusari"
Pako e Lindjes Natyrale
-
24h qëndrim së bashku me përcjellësin
-
Analizat laboratorike për nënën dhe foshnjën
-
Vizitat e para të nënës dhe foshnjës pas lindjes
Pako e Lindjes me Prerje Cezariane
-
48h qëndrim së bashku me përcjellësin
-
Analizat laboratorike për nënën dhe foshnjën
-
Vizitat e para të nënës dhe foshnjës pas lindjes
Pako e Lindjes me Binjakë
-
48h qëndrim së bashku me përcjellësin
-
Analizat laboratorike për nënën dhe foshnjën
-
Vizitat e para të nënës dhe foshnjës pas lindjes
Pregnancy Loyalty Card
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” prezanton Pregnancy Card, Kartelën e lojalitetit që do gëzoj çdo çift që planifikon shtatzëninë!
Si një nga Spitalet më të besueshme në vend nga mijëra prindër që kanë besuar në lindjen e fëmijës së tyre, për të gjitha çiftet që planifikojnë të kenë fëmijë dhe dëshirojnë ti besojnë Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, me kënaqësi prezantojmë kartelën e Lojalitetit “Pregnancy Loyalty Card” nga momenti i planifikimit të shtatzënisë.
Kjo kartelë është një mënyrë e jona për të qenë sa më pranë të gjitha çifteve dhe të ndjehen LOYAL ndaj Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”