Për ne
Rreth klinikës
Që nga viti 1996 filluam punën në një ordinancë prej 200 m2 nën mbikqyrjen e Dr. Spec. Behar Kusari. Në atë kohë ishte një ndër ordinancat me kushtet më të mira në vend. Me punën tonë të suksesëshme, përkushtimin për ta zhvilluar stafin tonë në mënyrë profesionale dhe me standarde botërore shëndetësore pas 11 viteve, më 8 mars 2007 hapëm klinikën e parë për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor. Me një hapësirë prej 800 m2, staf të gjërë të mjekëve specialist, teknikëve dhe stafit administrativ, American Clinic u shëndrua në pikë referimi për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor në vend dhe rajon me besimin që na dhuruan mijëra pacient. Gjithmonë duke iu referuar zhvillimeve teknologjike botërorë investuam në paisje moderne mjekësore duke u përkushtuar të jemi në hap me kohën. Duke qëndruar në trend me teknologjinë e fundit, stafin profesional, me 8 mars 2017 është inaguruar objekti i ri me një hapësirë prej 2800 m2, moderne dhe lukzose, duke u formuar si një Spital I pajisur me teknologjinë e fundit dhe me hapësirat dhe shërbimet më moderne shëndetësore, duke mbajtur profesionalizimin dhe emrin e të parit që solli shkencën mbi Infertilitetin në Kosovë, Dr. Behar Kusari.
Klinika Amerikane "Dr.Behar Kusari
Lider në ofrimin e shërbime shëndetësore të teknologjisë së fundit me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë
Ne, në American Clinic, kemi një mision të qartë dhe të përkushtuar ndaj shëndetit dhe lumturisë së familjeve. Duke u nisur nga një ordinancë e vogël në vitin 1996 dhe me udhëheqjen e Dr. Spec. Behar Kusari, kemi zhvilluar një rrugëtim të suksesshëm dhe të përkushtuar në fushën e trajtimit të infertilitetit femror dhe mashkullor.
Misioni ynë është të ofrojmë trajtimin më cilësor dhe më avancuar për pacientët tanë, duke u përkushtuar në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së tyre. Duke u bazuar në standarde të larta shëndetësore dhe një angazhim të palëkundur ndaj pacientëve tanë, synojmë të jemi pikë referimi për trajtimin e infertilitetit në Kosovë dhe rajon.
Me një ekip të specializuar të mjekëve, teknikëve dhe stafit administrativ, ne vazhdojmë të investojmë në teknologjinë më moderne mjekësore dhe të krijojmë një mjedis të kujdesit shëndetësor që është i afërt, i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj çdo pacienti.
Misioni ynë nuk është vetëm të ofrojmë trajtim, por edhe të krijojmë një bashkëpunim të ngushtë me pacientët tanë, duke i mbështetur ata në secilin hap të rrugës së tyre drejt prindërisë. Ne jemi këtu për të sjellë shpresa dhe sukses në jetën e çdo familje.
Me inagurimin e objektit të ri më 8 mars 2017, ne vazhdojmë të shtrijmë kufijtë e shërbimit tonë, duke krijuar një spital të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe duke ofruar hapësira të modernizuara dhe luksoze për pacientët tanë. Duke ruajtur profesionalizmin dhe emrin e Dr. Behar Kusari, synojmë të jemi udhëheqës në fushën e trajtimit të infertilitetit dhe të jemi një shembull i shëndetit dhe shërbimit shëndetësor në Kosovë dhe përtej saj.
Dr.Behar Kusari – Legacy
Dr. Behar Kusari kishte lindur më 15. 03. 1958 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes. Në vitin 1984 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Më pas kishte vazhduar studimet post-universitare, të cilat I përfundoi në vitin 1994 në Universitetin e Nishit. Për të vazhduar me karrieren e tij, vazhdoi subspecializimin, të fokusuar në fushën e infertilitet dhe laparaskopisë, të cilën e përfundoi me sukses të madhë, pranë Klinikës Gjinekologjike – Obstetrike në Novi-Sad. Dr. Behar Kusari ishte anëtarë i një numri të madhe të asociacioneve profesionale të mjekësisë nga fusha e ekspertizës së tij shkencore dhe profesionale në Evropë dhe në botë. Ishte anëtar i rregullt i Europian Society for Human Embryology (ESHRE) në Belgjikë dhe anëtarë i American Society for Reproductive Medicine (ASRM). Publikoi 4 punime shkencore nga fusha e medicinës në lëmin e infertilitetit dhe ka paraqitur një mori kumtesash nëpër konferenca dhe kongrese, siç ishin ato në ESHRE. Gjithashtu, ishte edhe bashkëpunëtor shkencorë në Klinikën Amerikane në Stamboll, në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në Lubjanë si dhe Klinikën Gjinekologjike – Obstetrike në Novi-Sad.
Dr. Behar Kusari ka punuar në Klinikën Amerikane në Stamboll (në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar) për një periudhë tre vjeçare (nga marsi i vitit 2004 e deri në mars të vitit 2007) me ç’rast u shqua për profesionalizëm, përkushtim në punë dhe trajtim të suksesshëm të pacientëve, për çfarë iu dhanë edhe disa mirënjohje sidomos për ekspertizën e avancuar në lëmin e tretmanit mjekësorë të Infertilitetit. Para se të ndërkombëtarizonte dijen e tij shkencore dhe profesionale, Dr. Behari ka punuar si Specialist Gjinekolog – Obstetër në Spitalin Rajonal të Gjakovës deri në vitin 1996 e që, mbase ishte periudha më sfiduese në karrierën e tij si mjek, ngase ky spital, tashmë, për shkak të rrethanave politike në vend, ishte shndërruar në një qendër gjinekologjike të gjithë Kosovës.
Klinika sot është një prej klinikave më të mira në aspektin professional mjekësor, e pajisur me teknologjinë e fundit, ambiente moderne dhe luksoze, e cila zë vendin si një nga klinikat më të mira jo vetëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor, por edhe shumë më gjerë. Duke kombinuar teknologjinë e fundit te pajisjeve mjekësore dhe stafit prej më shumë se 90 profesionist mjekësor dhe administrativë, kjo klinikë shndërrohet në qendër referente shëndetësore rajonale. Dr. Behar Kusari u nda, papritur nga jeta më 07. 09. 2017 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas një ataku në tru, duke shkaktuar dhimbje për gjithë familjarët, miqt si dhe pacientë. Dr. Behar Kusari u shqua si një nga doktorët që ndikoj në avancimin e medicinës kosovare, sjelljes së shkencës mbi infertilitetin, duke e sjellur standardizimin Evropian në shërbimet shëndetësore.
Jeta dhe vepra e Dr. Behar Kusarit do të mbetet gjithmonë në kujtime të secilit që e rrethuan dhe e kishin njohur nga afër, si një humanist që nuk kurseu asnjëher të ju dal në ndihmë dhe të ju mundësoi qifteve gëzimin për tu bërë prindër. Dr. Behar Kusari, pas vete la bashkëshorten dr. Nexhmije Kusari, fëmijët Vullnet, Fitore, Art dhe Festa Kusari, të cilët me përkushtim po vazhdojnë ta realizojnë ëndërren e të ndjerit, për një spital me standarde dhe shërbime profesionale.