Dr. Lumturije Muja ka lindur në Pejë. Në vitin 1990 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, duke marrë titullin e Doktorit Medicinal. Për të zhvilluar karrieren e saj post diplomike, përfundoi specializimin në Pediatri pranë Qendres Klinike Universitare në Prishtinë (2001). Gjatë studimeve të saj post diplomike, kishte rastin që të zhvillonte studimet e saj edhe në fushën e Neonatologjisë, duke u specializuar në kujdesin Neonatal dhe Pediatrik.
Pas përfundimit të specializimit në fushën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë, përveç punës së saj në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë, më pas u emërua si udhëheqëse e repartit të Neonatologjisë pranë Spitalit të Pejës, duke e ndërtuar repartin dhe zhvilluar atë në shërbimin e kujdesit ndaj foshnjeve të sapolindura dhe njëkohësisht për 20 vite shërbeu si Pediatre pranë ordinancës së saj private Baby & Kids duke ofruar kujdesin ndaj fëmijëve dhe këshillat ndaj nënave rreth zhvillimit të fëmijëve të tyre dhe rëndësisë së ushqimit.
Gjatë kësaj periudhe Dr. Lumturije është e angazhuar si Trajnere dhe Mbikqyrëse e nivelit kombëtar pranë Organizatës Botërore Shëndetësore në fushat si: Kujdesi esencial Neonatal, Kujdesi nda gjidhënjes dhe Menaxhimi i integruar ndaj sëmundjeve të fëmijëve.
Njëkohësisht për të zhvilluar karrirën e saj dhe të jetë në trend me kujdesin profesional të fëmijëve, ka ndjekur punë intenzive praktike të kujdesit Neonatal në disa vende të Evropës si: Pragë, Verona, Ljubljana, Austri, duke i ndihmuar që të jetë në hap me metodat bashkëkohore rreth kujdesit të fëmijëve dhe rëndësisë së hapave drejt zhvillimit të foshnjës.
Në kuadër të klinikës, Dr. Lumturije Muja ofron shërbimet si:Neonatoligji dhe Pediatria Preventive:
Vlersimi I gjendjës shëndetesore si dhe të zhvillimit të posalindurit.
Këshillimi për kujdesin ndaj të posalindurit.
Këshilla për gjidhënje, mirëmbajtjes si dhe prurjes së gjirit.
Përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit psikomotorik të fëmijës.
Trajtimi i patologjive të ndryshme të moshës pediatrike si dhe mbarvajtja ambulantorike e këtyre problemeve.
Dr. Muja, pas gjithë përvojës së saj dhe bagazhit profesional dhe arsimor, nga Janari i vitit 2021 është bërë pjesë e Klinikes Amerikane “Dr. Behar Kusari”, duke ofruar shërbime profesionale në fushën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë, për të gjithë pacientët e Klinikës. Klinika Amerikane mbetet klinika që mbartë në vete doktorët specialist për ofrimin e shërbimeve cilësore.
Jemi të priviligjuar që në mesin e stafit Mjekësor e kemi Dr. Lumturije Muja