Dr.Dardan Baftiu

Gynecologist - Obsteter

Dr. Dardan Baftiu ka lindur në Ferizaj. Studimet i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Pas diplomimit të tij, zgjodhi që Specializimin të përfundoj në drejtimin Gjinekologji me Obstetrikë, në Qendren Klinike Universitare në Prishtinë, duke marrë titullin Dr. Spec. Gjinekolog – Obstetër.Pas përfundimit të Specializimit, vazhdoi punën pranë Spitalit Rajonal në Ferizaj duke u angazhuar në gjitha lëmitë e Gjinekologjisë më Obstetrikë, gjithashtu në të njejtën kohë u angazhuar në Spitalet Private në Kosovë, duke punuar specifikisht në fushën e Gjinekologjisë Intervente.

Nga Mars 2021 është bërë pjesë e Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, i angazhuar në ofrimin e shërbimeve profesionale për gjithë pacientët që trajtohen në Klinikë.

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” mbetet e përkushtuar që për pacientët e saj të ofroj shërbime nga stafi i specializuar dhe me përvojë të doktorëve brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës. Jemi të priviligjuar që pjesë e ekipit tonë është edhe Dr. Dardan Baftiu.