Skip to content

DEKA LASER Motus AX

Përjetoni revolucionin e vërtetë!

Alexandrite Motus AX lazeri më i fuqishëm në heqjen e qimeve!

Motus AX jep rezultate më shpejt se llojet e tjera të lazerëve dhe është i sigurt për të gjitha tonet e lëkurës. Ajo që e bën këtë lazer të ndryshëm nga të tjerët është përdorimi i kristalit të alexandritit.

Kur platforma është në përdorim, drita me energji të lartë emetohet përmes një kristali alexandriti. Falë dritës me energji të lartë, lazeri Motus AX është një zgjedhje veçanërisht efektive për të synuar pigmentin në gjëndrat e flokëve dhe për të larguar qimet e padëshiruara të trupit.

Eliminimi i qimeve me laser është metoda e vetme efikase për largimin e përhershem të qimeve të padëshiruara nga pjesët e ndryshme të fytyrës dhe trupit. Laseri funksionon në at mënyrë që tufa e dritës vepron në folikulin e qimes dhe e shkatërron atë kështu qimja bie nga rrënja dhe pengohet rritja e saj.

Pas tretmanit të parë bie 20-30% e qimeve. Në secilin tretman shkatërrohen qimet në masë të madhe dhe pas epilimit janë më të holla dhe me të zbehta.

Para tretmanit nuk duhet të depilohen qimet me dyll apo pincetë, duhet larguar me brisk të rrojës. Lëkura nuk duhet ekpozuar në diell apo solarium, 2 javë para dhe pas laserit. Nevojiten deri 6 tretmane në varësi të tipit të lëkurës dhe qimeve . Tretmanet përsëriten çdo 4 deri në 6 javë. Pas depilimit lëkura mbetet pak e skuqur dhe e enjtur dhe kjo është normale. Nuk preferohet vendosja e kremave, parfumeve apo maskave pas depilimit.

Rrezet e laserit nuk janë të rrezikshme , nuk janë rreze jonizuese, ato veprojnë në rrënjën e qimes . Nuk ka dhembje apo djegie ,vetëm në vendet ku qimet janë më të theksuara, ka pickime të vogla të cilat janë të durueshme. Nuk preferohet tek personat me vitiligo ,epilepsi, lupus apo sëmundje autoimune të indit lidhor. MOTUS-AX është revolucion i vërtetë në depilimin permanent. Koka Moveo prej safiri e dizajnuar nga DEKA është e aplikuar në mënyrë që të demtojë rrënjën e qimes.

Aplikohet te të gjitha tonet e lekurës dhe të gjitha llojet e qimeve. Revolucion i vërtetë në depilimin e përhershëm.

Play Video
Open chat
1
Scan the code
Faleminderit që keni kontaktuar American Clinic "Dr. Behar Kusari"!

Si mund te ju ndihmojme?