Në këtë fundvit, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” gëzon me shpirtin e festave duke ndarë gëzimet me fëmijët e lindur në këtë periudhë të veçantë. Ky është një moment emocionues për ne, pasi shprehim dashurinë tonë për jetën dhe njëherit kujtojmë fuqinë dhe guximin e grave të mbijetuar nga dhuna gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë kohë të veçantë, dëshirojmë të theksojmë angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj organizatave të ndryshme duke i mbeshtetur në kauza të ndryshme, në këtë rast ne mbështesim punën kreative të Organizatës Medica Gjakova. Kjo organizatë, e cila shërben si mbështetje e vazhdueshme për gratë të cilat kanë përjetuar dhunën në bazë gjinore, gëzon mbështetjen tonë të pandërprerë. Bashkë, po ndërtojmë një urë të fortë që lidh të kaluarën me një të ardhme të ndritur.
Gjatë kësaj periudhe festive, detyrimisht përqendrohemi në kujdesin dhe dashurinë ndaj fëmijëve të lindur në klinikën tonë. Ne ofrojmë një fillim të shëndetshëm dhe të lumtur për ta, duke shprehur përkushtimin tonë për mirëqenien e tyre të përgjithshme.
Përveç kujdesit shëndetësor, ne jemi të përkushtuar ndaj integritetit dhe mirëqenies së grave të mbijetuar nga dhuna në bazë gjinore. Ky bashkëpunim thekson një angazhim të palëkundur drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Falenderojmë me nder të gjitha gratë anëtare të Medica Gjakova për guximin dhe përkushtimin e tyre. Së bashku, festojmë jetën dhe shpresojmë se kjo bashkëpunim do të sjellë ndryshime pozitive në rrugën tonë drejt një të ardhme më të mirë për të gjithë.
#YourFriendlyHospital