Operacioni është i llojit minimal invaziv, pa gjakderdhje të gjandres tiroide, me një prerje të vogël rreth 3 cm në pjesën e poshtme të qafes. Operacioni kryhet me teknologjinë e fundit, që si rrjedhim ka shërim shumë të shpejtë të pacientit, gjë që të nesermën pacienti lëshohet nga klinika.
Plaga mbyllet me materiale të posaqëm, kështu që nuk ka heqje të penjëve dhe pas disa ditësh pacienti vazhdon me jetë normale.
E rëndësisë së veçant për të ditur është edhe pjesa e nervai që i nervojnë telat e zërit, ku stafi operativ i kushtojnë një vëmendje të posaqme, kështu që funksioni i tyre si gjatë operacionit edhe pas tij, verifikohet me pajisjen NIM (Neuro Monitoring).
Kujdes të njejtë i kushtohet edhe gjandres para tiroide e cila identifikohet me kujdes, ruhet qarkullimi i saj i gjakut, që mundësohet përmes llupes operative, e cila përdoret te çdo operim. Puna e gjandres para tiroide menjëher pas operacionit vlerësohet me test direkt nga serumi (iPTU), që të sigurohemi në punën e saj.
Në çmim të operacionit hyjnë këto shpenzime:
Karakteristikat e shërimit!
Qasja individuale: Është për secilin pacient dhe llojin e sëmundjes së tij, me ç’rast planifikohet në mënyre shumë të kujdesshëm lloji i operacionit dhe kohëzgjatja.
Kohëzgjatja e operacionit: Nuk është e limituar. Operacioni zgjatë po aq sa është e nevojshme që në mënyrë precize dhe të themelt të arrihet operacioni që është planifikuar paraprakisht.
Programi operativ: Është i përshtatur karakteristikave të lartpërmendura dhe planifikohet që kohëzgjatja në sallë të jetë trefishi i kohës të nevojshme për operim, me të vetmen arsye që mos të kemi nevojë të punojmë nën presionin e kohës, si pasojë të kemi gabime apo komplikem të operacionit.
Operacioni kryhet me teknologjinë më të fundit, të përshtatur për të gjitha kërkesat para operative që lidhen me një operacion invaziv minimal, pa gjakderdhje, ku çdo detal me i vogël në fushën operative identifikohet në mënyrë të detajuar dhe të kjartë. Gjithashtu, përdoret neromonitoringu intraoperativ për kontrollen e nervit të telave të zërit, përdorim preparate të posaqme për mbylljen e plagës, që si rrjedhojë ka që rezultati I prerjes së lëkurës në qafë të jetë minimalisht i dukëshëm, apo mos të vërehet pothuajse fare.
Në ekipin operetiv janë inkorporuar gjashtë përsona medicinal me specializim të lartë, ku përpos Kirurgut merr pjesë: Anesteziologu, Anestetisti, Asistenti dhe dy instrumentare. E tërë ekipa është e motivuar maksimalisht që cdo operacion të rrjedhë në mënyrë të përsosur dhe pa asnjë komplikim dhe që cdo pacient të jetë I kënaqur me rezultatin përfundimtar.
Pas përfundimit të operimit, pacienti do të ketë mundësinë që të gjejë përkrahje dhe konsultim me ekipin për cdo shqetësim, informatë apo nevojë shtesë, si dhe familjarëve apo shoqërisë i ofrohen informata të detajuara në lidhje me rrjedhen pas-operative të pacientit.
Rezultati: Nga operacioni i cili kryhet nëpërmjet këtij ekipi, komplikimet pothuajse nuk shfaqen fare, pasi që procedura e intervenimit kryhet me përpikmëri të lartë, kurse suksesi në trajtimin e gjandres teroide si dhe karcinomi i saj është pothuajse 100% (deri me sot nuk kemi hasur në asnjë recidiv – ri operim).
Ekipi i operimit të Gjandres Tiroide udhëheqet nga doktori Kroat, Prim. Dr. Renato Janušić!