Dr. Nexhmije Kusari

Dermatologe

Dr. Nexhmije Kusari ka lindur me 23 Janar 1959 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme e ka
përfunduar në Gjakovë. Në vitin 1997-1984 ka përfunduar studimet në fakultetin e Mjekësisë në
Universitetin e Prishtinës. Nga Dhjetori 1984 filloi praktikën në spitalin e përgjithshëm në
Gjakovë dhe më pas deri në 1990 punoi si mjeke e praksës së përgjithshme, duke vazhduar më
tutje specializimin për dermatovenerologji në repartin e dermatovenorelogjisë në Gjakovë.
Me 1993 – 1994 qendroi në qendren Klinike Universitare në Nish ku edhe e kreu me sukses
specializimin nga dega e Dermatovenerologjisë, duke punuar më pas në repartin e
Dermatovenerologjisë gjër` në vitin 2001.
Punën e vazhdoi më pas në Klinikën Ku-med për disa vite me radhë. Kreu shumë trajnime për
kozmetikë të avancuar nga firma të ndryshme. Më pas përfundoi trajnimet profesionale në Turqi,
Maqedoni, Greqi, Itali për mezoterapi, fillera, Botox dhe PRP. Gjatë kësaj periudhe ka punuar në
kozmetikë – dermatologjike Guinot – Institut Paris, për trajtime të ftytyrës dhe të trupit deri në
Mars 2017.
Pas gjithë bagazhit të saj në fushën e arsimit dhe eksperiencës së punës, Dr. Nexhmije Kusari
nga Marsi 2017 ka vazhduar profesionalizmin e saj në Klinikën Amerikane si Udhëheqëse e
Laboratorit, duke ofruar profesionalizmin dhe eksperiencën e saj për të gjithë pacientët që marrin
shërbime nga Klinika.
Klinika Amerikane mbetet Klinika që mbartë në vete Doktorët specialist për ofrimin e
shërbimeve cilësore.
Jemi të priviligjuar që pjesë e Stafit Mjekësor është Dr. Nëxhmije Kusari.