Dr.Filiz Arslan

Gynecologist - Expert of Infertility

Dr. Filiz Arslan, ka lindur në vitin 1983. Kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në “9 Eylul Universiti” në Izmir, Turqi, duke marrë titullin Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme. Për ta zhvilluar karrierën e saj postdiplomike, përfundoi specializimin e saj në “Baskent Universiti” të Ankaras, Turqi, në drejtimin Gjinekologji me Obstetrikë, duke punuar në gjitha shërbimet e kësaj fushe dhe duke përfunduar me sukses specializimin. Gjatë specializimit të saj, dr. Filiz punoi si Gjinekologe me Obstetrikë për rreth 5 vite në Baskent Universiti në degën e Adanës, Turqi, duke qenë e përkushtuar në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e Gjinekologjisë me Obstetrikë. Pas përfundimit të specializimit, u angazhua si Gjinekologe me Obstetrikë në disa spitale në Turqi, respektivisht në Spitalin “Batikent Cerahi Tip Merkezi”, më pas në Spitalin “MedLine Hospital” ku punoi rreth katër vite.

Pas shumë viteve përvojë në fushën e Gjinekologjisë me Obstetrikë,  Dr. Filiz u fokusua të zhvilloj karrierën e saj duke zgjedhur mundësinë e subspecializimit në drejtimin e Infertilitetit pranë Universitetit “Uludag Universiti”, duke punuar nga afër me një nga Profesorët e njohur ndërkombtarisht në fushën e Infertilitet, përkatësisht me Prof.Dr. Gurkan Uncu. Gjatë kësaj periudhe, Dr. Filiz vazhdoi të punoi me Prof. Dr. Gurkan, duke u fokusuar në zgjidhjen e problemeve për shumë pacient që kishin rreth Infertilitetit dhe problemeve në shtatzëni. Dr. Filiz Arslan, pas gjithë përvojës së saj dhe bagazhit profesional dhe arsimor, nga Shkurti i vitit 2021 është bërë pjesë e Klinikes Amerikane “Dr. Behar Kusari”, duke ofruar shërbime profesionale në fushën e Gjinekologjisë nëpërmjet metodave të avancuara në teknologji dhe mjekësi, duke sjellur në Kosovë, përvojen e mjekësisë Turke në fushën e Infertilitetit, Kirurgjisë Endoskopike (Laparaskopi dhe Histereskopi), Obstetrikës për të gjithë pacientët e Klinikës.  Gjatë përvojës së saj, kishte rastin që të merrte pjesë edhe në shume seminare, trajnime dhe konferenca në fushën e Gjinekologjisë, si dhe ka publikuar disa punime shkencore ndërkombëtare në fushën po të njejtën fushë. Momentalisht Dr. Filiz është pjesë e Shoqatës së Mjekëve të Turqisë.

Klinika Amerikane mbetet klinika që mbartë në vete doktorët specialist për ofrimin e shërbimeve cilësore. Jemi të priviligjuar që në mesin e stafit Mjekësor e kemi Dr. Filiz Arslan!