Tashmë të gjithë punonjësit e administrates publike, do përfitojnë zbritje në shërbimet shëndetësore në klinikën amerikane “Dr. Behar kusari”

02.08.2018
Tashmë të gjithë punonjësit e administrates publike, do përfitojnë zbritje në shërbimet shëndetësore në klinikën amerikane “Dr. Behar kusari”

Pas nënshkrimit me SBASHK, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” vazhdon nënshkrimi i marrëveshjes me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, për bashkëpunimin në mes të dy palëve, për të ofruar zbritje në shërbime shëndetësore për të gjithë anëtarët e sindikatës dhe familjarët e ngushtë të tyre, me qëllim të mbështetjes së gjithë shërbyesve civil në Kosovë.

Në rradhët e bashkëpunimit dhe sensibilizimit me organizatat të cilat mbrojnë interesat e të gjithë shërbyesve në administratës shtetërore, kemi vendosur që si institucion privat shëndetësor me mundësitë që kemi ti mbështesim punonjësit e administratës publike, potencoi, z. Kusari.

Një mbështetje e institucionit privat drejt mësimdhënësve në Kosovë, është një obligim që secili nga ne kemi për detyrë të socializohemi me nevojat dhe domosdoshmëritë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës ka nevojë për shërbime të specializuara dhe zgjidhje brenda vendit në aspektin e shëndetësisë, ndër tjera shtoi z. Kusari.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ekzekutivi i Klinikës Amerikane ka shoqëruar kryetarin Kalaj së bashku me bashkëpunëtorët, duke i shpjeguar standardet e klinikës si dhe ambientet moderne.