Momentin e ardhjes në jetë të Dhuratës e shpjegon Dr. Edibe Hoda- Borovci gjinekologe obstetër, e cila shprehet se vërtet ishte një mrekulli për çiftin Osmanaj.
“Ardhja në jetë e Dhuratës vërtet ishte një mrekulli për nënën Safete dhe babin Jahirin, ngase ata kanë provuar të kenë fëmijë për 10 vjet dhe kjo u mundësua falë teknikës, aparaturave dhe ekipit mjekësor. të Klinikës Amerikane Dr. Behar Kusari, tregon, Dr.Edibe Hoda- Borovci gjinekologe obstetër.
Ndërkaq nëna e Dhuratës së vogël përshkruan momentet e para kur ka kuptuar që ka filluar një shtatzëni e cila thotë se fillimisht nuk mundi ta besonte se një ditë do të kishte një bebe të veten në duar.
“Kaluan shumë vite duke ëndërruar një bebe, andaj kemi vendos ta pagëzojmë me emrin Dhuratë sepse vërtet është një dhuratë që s’ka çmim, ajo është pasuria e botës për neve”, shprehet nëna e Dhuratës, znj. Safete.
Pacientja në fjalë e ka përcjellë shtatëzëninë në Klinikën Amerikane që nga ngjizja e deri tek momenti i lindjes dhe jo vetëm, ngase edhe kontrollat e bebës i vazhdon te neonatologu pikërisht në këtë klinikë, konfirmojnë stafi.
Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari, ofron shërbimin e lindjes me standarde ndërkombëtare, ku nënat dhe bebet kanë mundësi ta kalojnë këtë proces kaq të rëndësishëm të jetës nëpër duart e stafit profesional, me aparatura moderne dhe në një ambientit të rehatshëm.