Në kosovë aplikohet metoda revolucionare ndërkombëtare në rigjenerimin e lëkurës dhe flokëve!

06.07.2018
Në kosovë aplikohet metoda revolucionare ndërkombëtare në rigjenerimin e lëkurës dhe flokëve!

Në një intervistë për gazetën, Dr. Nexhmije Kusari, e specializuar në Dermatologji shpjegon veçoritë dhe të mirat që sjellë aplikimi i teknologjisë së avancuar në sistemin PRP e cila është tërësisht natyrale dhe sipas statistikave botërore është metoda që ka treguar sukses në regjenerimin e lëkurës dhe flokëve.

PRP (Palete – terapia e rinimit me qeliza amë, e njohur edhe si tretman i rinimit me gjakun vetjak, është procedurë e cila përdor aftësinë e shërimit të cilën e kanë trombocitet dhe faktorët e rritjes në gjakun tuaj, në mënyrë që të stimulojë reaksionin e qelizave amë.

Sipas Dr. Nexhmije Kusari, nëpërmjet këtij tretmani përmirësohet tekstura dhe kualiteti i lëkures duke i mundësuar shkëlqim lëkurës, minimizon rrudhat si dhe, rrathët e zi rreth syve janë më pak të dukshme.

Rezultatet efektive dhe të dukshme arrihen edhe tek strijat, shenjat si dhe te regjenerimi I flokëve. Kjo metodë në trendin botëror është një nga metodat më të avancuara për trajtimin natyral, e cila aplikohet në formë të mikroinjektimeve me gjilpëra, në shtresa të ndryshme të lëkurës me dermaroller apo dermapen, duke u renditur si një nga metodat më të sofistikuara në rigjenerimin e lëkurës dhe flokëve si dhe për lëndime të ndryshme sportive.

Tretmani është plotësisht jotoksik, hipoalergjen, zgjatë rreth 60 minuta dhe nuk kërkon kohë të gjatë këndelljeje, duke u rekomanduar që pas tretmanit lëkura mos të pastrohet për 12 orë.

Sipas dr. Kusari, për të kryer këtë tretman nevojitet teknologjia më e fundit e pajisjeve si dhe stafi adekuat I profesionalizuar dhe trajnuar, për të cilën Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” tashmë e ofron këtë mundësi. Tretmani bëhet shpejt dhe thjesht. Përbëhet nga marrja e një sasie të vogël gjaku nga venat, e cila pastaj nëpërmjet centrifugës përzihet me rrotullime tw caktuara, ndahet plazma e cila mw pas injektohet nw lekurw.

Rezultatet janë të dukshme disa ditë pas tretmanit, ndërsa efekti i plotë pritet gjatë muajve të ardhshëm për shkak të procesit të krijimit të kolagjenit të ri dhe elastinës. Në atë periudhë lëkura rivitalizohet, bëhet më e butë, më elastike dhe dukshëm më e rinuar.

Sa I përket masave të kujdesit, duke marrë parasysh që PRP nxirret nga gjaku juaj, nuk ekziston mundësia e transmetimit të sëmundjes, alergjisë apo reaksionit imunologjik.

Drejtpërdrejt pas tretmanit është e mundshme të shfaqen skuqje, ënjtje dhe dhembje minimale në regjionet në të cilët janë trajtuar, të cilat, sipas rregullit, zhduken pas disa orësh, ndërkaq në tërësi pas disa ditësh.

Terapia nuk aplikohet në rast të sëmundjeve hematologjike, infeksioneve akute, sëmundjet malinje, sëmundjet sistemike dhe autoimmune.

  • Zvogëlimin e linjave / rrudhave mes vetullave
  • Zvogëlimi i rrudhave në ballë
  • Përmirësimi i rrudhave rreth syve
  • Zvogëlimi i rrudhave nazo-labiale
  • Zvogëlimi i rrudhave të qeshjes
  • Trajtimi i vragave (shenjave) nga aknet
  • Zvogëlimi i rrudhave rreth gojës
  • Rinimi i lëkurës në duar dhe në pjesë të tjera të trupit
  • Nxitja e rritjes së flokëve si dhe për lëndime sportive