06.06.2020

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” ju uron mirëseardhje Dr. Fatmire Imeri dhe Dr. Burim Imeri, specialistë në trajtimin e Infertilitetit në fushën e Gjinekologjisë – Obstetrikës.

Me një përvojë mbi 10 vjeçare në trajtimin e infertilitetit, duke treguar maturi, sukses dhe mbi të gjitha kujdes maksimal për pacientët, jemi krenare të njoftojmë publikun se duke filluar nga data 08.06.2020 (E Hëne) Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Dr. Fatmire Imeri dhe Dr. Burim Imeri, ekspert të njohur tashmë në fushën e trajtimit të infertilitetit

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” si një nga Institucionet Private Shëndetësore me përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e infertilitetit, njofton opinionin publik se me përkushtim dhe profesionalizëm kemi arritur një marrëveshje duke sjellë një mundësi të mirë për pacientët në trajtimin e infertilitetit me një staf profesional mjekësor.

Të gjithë pacientët të cilët kanë të ruajtura embrionet e tyre në tanket e klinikës, ju garantojmë që stafi mjekësor është duke u kujdesur rreth mirëmbajtjes së tyre, dhe i ftojmë që tashmë secili nga pacientët mund të vazhdoj me trajtimin e tyre.

Duke marrë parasysh masat mbrojtëse kundër COVID 19, të gjithë pacientët që do trajtohen në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” duhet të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke vendosur maskën, dorëzat dhe dizenfektimin në baza të rregullta.

I ftojmë të gjithë pacientët që të kontaktojnë në numrat +383 (0) 38 606 116 ose +383 (0) 44/45 126 188, për caktimin e termineve apo konsultave rreth shërbimeve.

Mbetemi të përkushtuar që të sjellim pranë jush mundësinë e mjekësisë vendore me doktorë profesional dhe me përvojë.