Klinika “Behar Kusari” dhe sukseset në operimet e gjëndrave tiroide

13.11.2018
Klinika “Behar Kusari” dhe sukseset në operimet e gjëndrave tiroide

Sot në Express Morning me Kaltrinën në televizionin 7 ishte Prim. Dr. Renato Janusic nga Kroacia ku është folur për Gjëndrat Tiroide dhe problemet  që qytetarët hasin zakonisht, në këtë fushë.

Mjeku nga Kroacia pas një suksesi të madh me intervenime në Klnikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, i cili si ekspert për operime të Gjëndrës Tiroide është në dispozicion për të gjithë pacientët të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje nga profesionistët, dhe prerjet të cilat duken nga operimet e të njëjtit problem të jenë sa më minimale.

Gjatë ndërhyrjeve kirurgjike të Gjëndrës Tiroide, për dallim nga operimet me brisk tradicional, operimet që bëhen me  në këtë klinikë nuk kanë  gjakderdhje që rrjedhimisht nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut dhe operimi është më i lehtë për kirurgun e gjithashtu edhe për pacientin, pasi që simbas doktorit pacienti ditën tjetër të operimit është në gjendje të vazhdojë rrjedhën e jetës në mënyrë shumë normale.

Ndër të tjera doktori tha se në  rastet e tumoreve beninje hiqet një pjesë e Gjandrës Tiroide, ndërsa në rastet e tumoreve malinje me intervenim operativ hiqet Gjandra Tiroide si dhe nyjet përreth gjëndrës për tu shëruar i sëmuri.

Aty u fol edhe për shumë  gjëra të tjera ku doktori u tregua shumë i hapur, dhe rrëfeu eksperiencat e tij në Kosovë duke praktikuar punën e tij.