Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” sjell përsëri ekspertin kroat të gjëndrës tiroide, Prim. Dr. Renato Janusic

03.10.2018
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” sjell përsëri ekspertin kroat të gjëndrës tiroide, Prim. Dr. Renato Janusic

Pas një suksesi të madh me intervenime të gjëndrës tiroide në Kosovë, me 8 Tetor 2018 kirurgu Prim. Dr. Renato Janusic nga Kroacia do të vijë në Kosovë për konsulta në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, i cili si ekspert për operime të Gjëndrës Tiroide përmes briskut Plazma do të jetë në dispozicion për të gjithë pacientët të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje nga profesionistët.

Qëllimi kryesor i Klinikës tonë është të ofrojmë zgjidhje me standarde evropiane dhe me doktorë profesionist në fusha të ndryshme të mjekësisë, tha për gazetën Drejtori i klinikës Amerikane, duke potencuar që Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” është gjithmonë duke punuar në avancimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë dhe ofrimin e sigurisë për pacientët që mos të kenë nevojë të shikojnë për zgjidhje tjera jashtë Kosovës.

E veçanta e këtij lloji të intervenimit nga Prim. Dr. Reanto Janusic është falë aplikimit të Briskut ultrasonik gjatë operacionit, ku pacienti nuk ka gjakderdhje dhe kjo i mundëson kirurgëve të kenë fushë operative të qartë.
Gjatë ndërhyrjeve kirurgjike të Gjëndrës Tiroide, për shkak të vaskularizimit të madh, për dallim nga operimet me brisk tradicional, operimet që bëhen me briskun plazma nuk ka gjakderdhje që rrjedhimisht nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut dhe operimi është më i lehtë për kirurgun e gjithashtu edhe për pacientin.

Janë dy lloje të operimeve të cilat bëhen në gjëndrat tiroide me briskun plazma:
1. Çrregullimet në ndërtimin e gjëndrës tiroide, tumoret, etj
2. Aktiviteti i vetë gjëndrës tiroide gjegjësisht çrregullimet e tajimit të hormoneve.

Në rastet e tumoreve beninje hiqet një pjesë e Gjëndrës Tiroide, ndërsa në rastet e tumoreve malinje me intervenim operativ hiqet Gjëndra Tiroide si dhe nyejt përreth gjëndrës për tu shëruar i sëmuri. Me anë të operimit me briskun plazma evitohen dëmtimet anësore dhe gjakderdhja e cila i mundëson mjekut ndërhyrje kirurgjike të suksesshme, ndërsa pacienti nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut.

Në rastet e çrregullimeve në aktivitetin e punës së Gjëndrës Tiroide, hapi i parë që preferohet është të shërohet përmes medikamenteve, që gjëndra të kthehet në funksionim normal. Pas kësaj rekomandohet zgjidhja e përhershme përmes operimit të hiqet një pjesë e Gjëndrës Tiroide, ndërsa pjesa tjetër lihet për funksionim normal.

Prim. Dr. Janusic së bashku me stafin e klinikës për tumore në Zagreb kryejnë 250 operime të Gjëndrës Tiroide në vit dhe pas një suksesi të madh në Kosovë, Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” ka sjellë përsëri doktorin e famshëm Kroat për konsulta.

Brisku Plazma nuk dëmton indet dhe në njëjtën kohë mbyll enët e gjakut.