Kamila, vajza e ambasadorit belg u lind në Prishtinë

07.12.2018
Kamila, vajza e ambasadorit belg u lind në Prishtinë

Një rast i rrallë ka ndodhur në shëndetësinë kosovare, njofton Klan Kosova.

Lindja e një fëmije, nga gruaja e një ambasadori me peshë në Prishtinë, u bë pikërisht në kryeqytetin kosovar.

Diplomati belg tregoi se e edhe fëmija i parë i tij u lind në Marok, derisa atje ishte në mision.

Ai tregoi se vajza e sapo lindur do t’i ketë shtetësinë e Marokut e Belgjikës, derisa nuk do ta refuzojë as atë të Kosovës nëse ajo i jepet.