Informatë

06.05.2020
Informatë

Të dashur PACIENTË të Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Për arsye të korrektësisë dhe përgjegjësisë ndaj secilit pacientë, dëshirojmë të ju informojmë që Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” tashmë ka RIHAPUR shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjeksor dhe të gjitha tanket e embrioneve janë pranuar në klinikën tonë dhe vazhdojnë të menaxhohen tashmë nga ne.

Mirëpo, për arsye të qarkores informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për qështjen e pandemisë së Coronavirusit (COVID 19) momentalisht të gjitha institucioneve shëndetësore private dhe publike, na është ndaluar që të ofrojmë shërbimet elektive, por vetëm ato emergjente.

Për secilin pacient që dëshiron të informohet rreth procedurës ku kanë mbetur apo për informata shtesë, ju mirëpresim të na kontaktoni. Gjithashtu ju garantojmë që ky shërbim tashmë mund të ofrohet nga klinika, duke bashkëpunuar me po të njejtin staf mjekësor dhe administrativ, si dhe të gjitha embrionet e pacientëve që ndodhen në tanke janë nën kujdesin tonë, sipas protokolit dhe udhëzimeve të caktuara.

Ju urojmë shëndet dhe rekomandojmë kujdes të shtuar ndaj virusit COVID 19,

Me respekt,
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”