Të qenurit prind është kënaqesi e madhe, por gjithashtu kërkon shumë sakrificë sepse foshnjes i nevojitet kujdes i veçant.
Për të ju lehtësuar këtë periudhë pas lindjes, në episodin e radhës tregohet detajisht se çka duhet të keni parasysh, si duhet të kujdeseni për bebën tuaj në muajt e parë pas lindjes. Menjeherë pas lindjes fillojnë edhe kontrollat e para nga neonatologu në mënyrë qe të konstatohet se është gjithçka në rregull me beben.
Një shqetësim i madh i nënave për bebet e tyre është edhe vaksinimi. E sa me rëndësi eshtë vaksinimi dhe per te gjitha kontrollat e domosdoshme për beben do të mësoni nga neonatologu dr. Faton Xhaka.