Çka është Abdominoplastika?

22.02.2022
Çka është Abdominoplastika?

Barku luan një rol kyç në përmirësimin e siluetës trupore. Një bark i sheshtë dhe i tonifikuar nuk është vetëm simbol bukurie, por edhe simbol i mirëqënies fizike.

Abdominoplastika është një ndërhyrje delikate që kërkon profesionalizëm të lartë. Mjeshtëria e kirurgëve tanë është bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fundit në fushën e kirurgjisë estetike, ku trupi i juaj do të marr format të cilat gjithmonë i keni ëndërruar, në harmoni të plotë me fizikun tuaj që ju bën të ndiheni dhe dukeni në formë të mirë.

Ndërhyrja?

Nëpërmjet kësaj ndërhyrje hiqet lëkura e tepër dhe indi i tepërt dhjamor, bëhet tërheqja e lëkurës nga pjesa e sipërme drejt pjesës së poshtme të barkut, ku kryhet dhe qepja (në zonën pubike), bëhet gjithashtu rikonstruksioni i muskujve rectus të barkut duke i bashkuar dhe qepur përmes një sistemi të vecantë suturash. Ndërhyrja zgjat 2-3 orë dhe pak më gjatë nëse bashkëshoqërohet me ndërhyrje të tjera të kirurgjisë estetike

Për konsulta dhe termine: 044 126 188 | 045 126 188