Shërbimet e Neonatologjisë në 24h/7 ditë të javës!
Shërbimi i Neonatologjisë pranë Klinikës Amerikane ofron kujdes neonatal të standarteve ndërkombetare për foshnjat e porsalindura dhe nënat e tyre.
Ky shërbim ka në përbërje të tij:
Nuk ka rëndësi se kur ju duhet ndihma apo konsulta e mjekut për fëmijën tuaj, nuk keni nevojë të brengoseni për kohën e vizitës, a është vikend apo gjatë natës, sepse në American Clinic, mjekët tonë specialist të Pediatrisë dhe Neonatologjisë janë në krye të detyrës për përkujdesjen e fëmiut tuaj gjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, për të posa lindurit dhe deri në moshën 28 ditëshe (periudha e neonatusit) si dhe përcjelljen e vazhdueshme tw shëndetit të fëmiut tuaj deri në moshën 6 vjeçare.
Pjesë e këtij Shërbimi janë edhe stafi infermieror i përbërë nga personel i kualifikuar dhe të trainuar në vazhdimësi, të cilët ofrojnë shërbim cilësor për të posalindurin dhe mbështetje maksimale për nënat e reja në maternitet.
Njësia intenzive me reanimacion për të posalindurit është e paisur me aparaturen më modern si inkubator statik e transportues, CPAP-nazal bifazik për frymëmarrje artificiale, respiratorë statik e të lëvizshëm, të cilat e bëjnë repartin e Neonatologjisë të përkryer për përkujdesje të femiut tuaj të posalindur.
Krahas shërbimit mjekësor profesional ofrohet edhe edukimi i nënave të reja për kujdesin ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së këtij proçesi edhe pas daljes nga materniteti.
Me përkujdesje dhe dashuri fëmiu juaj do të zhvillohet dhe rritet plot shëndet!
Stafi i doktorëve në repartin e Neonatologjisë: