Kujdesi gjinekologjik përfshinë jo vetëm kontrollat rutinore vjetore, por edhe parashikimin dhe planifikimin për nevojat tuaja shëndetësore për planifikim familjar e veçanërisht në sistemin riprodhues të femrës.
Gjinekologjia është fusha e specializuar e mjekësisë që merret me sistemin riprodhues të femrave. Me një staf mjekësor të specializuar, teknologjinë e fundit dhe përvojën shume vjeçare, Klinika Amerikane ofron zgjidhjen e vetme në sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve brenda territorit të Kosovës dhe më gjërë.Ekspertët e trajnuar në njësinë tonë gjinekologjike qëndrojnë pranë për të ju ndihmuar në çdo nevojë apo konsultë që mund të keni.
Personeli Mjekësor në Klinikën Amerikane është i kompletuar në të gjitha aspektet e gjinekologjisë, me të cilën përpiqemi që qëndrimi juaj në Klinikën tonë, të jetë sa më i këndshëm.Reparti jonë Gjinekologjik, është i fokusuar në ndihmën e pacientëve të tyre në lidhje me çdo aspekt të gjinekologjisë dhe obstetrikës. Nga natyra e tij, gjinekologjia është një çështje e ndjeshme, prandaj ne jemi kujdesur që të kemi specialistët tanë shumë profesional, të vëmendshëm dhe të matur në çdo mënyrë.
Gjinekologjia është ndoshta një nga fushat më të ndjeshme të mjekësisë. Prandaj është e kuptueshme që, kur është fjala për gjinekologji, gratë janë shumë të veçanta për vendin ku trajtohen, prandaj në Klinikën tone ju nuk do të zhgënjeheni, sepse kemi një grup të specialistëve që janë të subspecializuar në fusha të ndryshme të Gjinekologjisë.
Shërbimet Gjinekologjike në kliniken tonë ofrohen nga vizitat ambulastike deri te intervenimet e përgjithshme të cilat I përkasin Gjinekologjisë, për të cilat ekipet mjekësore janë të subspecializuara në fusha të ndryshme të Gjinekologjisë, për të ofruar cilësi në shërbime dhe siguri tek pacientët.
Mjekët specialist në repartin e gjinekologjisë janë të gatshëm gjithmonë të ju ndihmojnë dhe këshillojnë për problemet e përgjithëshme gjinekologjike, të ndonjë problemi shëndetësor më të veçantë të sistemit reproduktiv apo edhe vetëm këshillim për planifikim të shtatzanisë. Reparti i gjinekologjisë i paisur me aparaturat më të sofistikuara për ekzaminime gjnekologjike me ultra tingull 3D dhe 4D nga prodhuesi me renome botërore General Electric. Paisjet tona të ultra tingullit janë të prodhuara që të mundësojnë ekzaminime të detajuara për shëndetin e femrës, si:
Gama e trajtimeve të tjera në Klinikën Amerikane është:
Ndërsa Laboratori Biokimik i paisur me aparaturën moderne laboratorike për analiza si PAP test, triple test, analiza biokimike, hormonale që ju bënë të mundur t’i kryeni të gjitha kontrollat në një vend, pa pasur nevojë të vizitoni laboratore e klinika të ndryshme.
Ne jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje të sigurtë dhe të suksesshme, duke ofruar shërbimet cilësore dhe profesionale në fushën e Gjinekologjisë.
Stafi i doktorëve në repartin e Gjinekologjisë: