DERMATOLOGJIA

Të dukeni mirë ju ndihmonë të ndjeheni mirë. Një lëkurë e shëndoshë përveç që reflekton bukurinë dhe personalitetin e njeriut tregon edhe shëndetin e përgjithshëm. Ne, në American Clinic së bashku me stafin e kualifikuar nën mbikqyrjen e Dr. Spec.Nexhmije Kusari i japim rëndësi të veçantë shëndetit të lëkurës tuaj. Me paisjet më moderne në repartin e dermatologjisë ju do të gjeni vendin e duhur profesional për trajtimin e lëkurës tuaj. Tani ne American Clinic bëhet trajtimi i lëkurës me tretmanin inovativ biostimultativ PRP (Platelet Rich Plasma) përmes plazmës së gjakut të pasuruar me proteina. Stafi ynë është i trajnuar me standardet më të larta profesionale dhe etike që të ju shërbej me trajtime të ndryshme të lëkurës që nga Trajtimi Klasikë e deri tek Mezoterapia. Lëkuara është një nga pasuritë tuaja dhe ju duhet të kujdeseni për të.

TRAJTIMI KLASIK

Pastrimi, pillingu, masazha dhe maska.

HYDRADEMIJA

Trajtim ekskluziv me rrymë galvanike. Trajtim për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe te gjitha moshat. Trajtimi kryhehet në pesë faza , me produkte dhe teknolologji GUINOT INSTITUT PARIS.

HYDRACLIN

Tretman për pastrim të lëkurës me anë të elektrodës për shpërndarje të nxehtësisë, ku bëhet pastrami më i thellë dhe eliminimi i toksineve nga lëkura.

HYDRADERMIA LIFT

Trajtim për konturim dhe lifting të lëkurës, ku përms elektrostimulimit të muskujve të lëkurës i japim pamje të re me lift efekt dhe konturim.

TECHNISPA

Është metodë dhe aparaturë shumë efikase për eliminimin e celulitit dhe formësimin e trupit. Aparati ka tri funksione: thyerjen e celulitit me vakum, ryma galvanike bënë që gelli kundër celulitit të depertojë thellë në lëkurë, elektrostimulimi bënë kontraktimin e muskujve, tonifikimin e lëkurës dhe formësimin e trupit.

PILLING KIMIK

Pillingu kimik është shumë i preferuar për të gjitha problemet e lëkurës dhe llojet e lëkurës. Përbërës të ndryshëm kimik depërtojnë në thellësi të ndryshme të lëkurës dhe japin rrezultate të duhura.

MEZOTERAPIJA

Metodë e re, për aplikimin e kokteleve të ndryshme të vitaminave apo aminoacideve, si dhe substancave tjera në shtresat e mesme apo të thella të lëkurës. Koktelet e ndryshme mund të aplikohen në lëkurë me anë të injektimeve të vogla apo me dermapen. Preferohen 4 apo 5 tretmane njëra pas tjetrës.

PRP 

PRP (Platelet Rich Plasma) plazma e pasuruar me proteina, është tretman biostimulativ inovativ. Bazohet në vetitë regjenerative dhe stimuluese të trombociteve. Në vendin e aplikimit ndikon në faktorët e rritjes të cilët e inicojnë procesin e regjenerimit të lëkurës. Përparësia e veçantë e këtij tretmani është se trombocitet dhe plazma e gjakut merren nga gjaku i vet pacientit dhe reaksionet e pa dëshiruara janë minimale që e bënë trajtimin tërësisht natyral.

Me këtë tretman përmiresohet tekstura dhe kualiteti i lëkurës me lëkurë që shkëlqen, minimizim i rrudhave dhe rrathët e zi rreth syve janë më pak të dukshëm. Rezultatet efektive dhe të dukshme arrihen edhe tek strijat, shenjat si dhe te rregjenerimi i flokëve. Rezultatet vërrehen pas një jave deri në një muaj. Varësisht nga problemet preferohen 1 deri në 4 tretmane në distancë nga një muaj. Mund të aplikohet në formë të mikroinjektimeve me gjilpëra, në shtresa të ndryshme të lëkurës me dermaroller apo dermapen. Procedura zgjatë rreth 60 minuta. Pas tretmanit lëkura nuk duhet të pastrohet për 12 orë.

Kontraindikimet: personat me infeksion akut të lëkurës, akne të theksuara , sëmundje të lëkurës lupus porfiria, alergji, karcinomë, personat në kemioterapi, me probleme të rënda metabolike apo sëmundje sistemike dhe çrregullime të funksionit të trombociteve nuk duhet të trajtohen me PRP.

 

Dermatologjia udhëheqet nga: