Blloku Operativ

Blloku Operativ

Blloku Operativ në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” është i hapur 24 orë në ditë, gati për të kryer intervenime të ndryshme në çdo kohë. Kjo strukturë e avancuar përbëhet nga 3 salla operative, të cilat janë të pajisura me apartura të teknologjisë së fundit.

Ne kujdesemi me përpikmëri që sallat operative të jenë të sterilizuara plotësisht dhe të gatshme për intervenime në cdo moment. Për ne, siguria dhe efikasiteti janë prioritet, dhe investimi ynë në teknologji të lartë ndihmon në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve.

Stafi i Bllokut Operativ është i përbërë nga anesteziologë dhe staf përcjellës, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Përvoja dhe njohuritë e tyre sigurojnë një kujdes të avancuar dhe të personalizuar për pacientët tanë.

Intervenimet në sallën operative përfshijnë një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore, duke përfshirë intervenime Gjinekologjike-Obstetrike, interventime Kirurgjike, dhe intervenime Otorinolaringologjike/ORL. Çdo procedurë kryhet me metoda moderne dhe standarde të larta profesionale.

Jemi të përkushtuar për ofrimin e një kujdesi të shkëlqyeshëm shëndetësor, duke mbështetur pacientët në çdo fazë të tyre të kujdesit.

Nëse keni pyetje ose dëshironi të planifikoni një konsultë, ju inkurajojmë të na kontaktoni.

24h në shërbim

Aparatura të sofistikuara

Staf i kualifikuar

#Yourfriendlyhospital

Stafi i Blloku Operativ përbëhet nga